Mauro Icardi nuk është thjesh lideri i padiskutueshëm i Interit. Sulmuesi zikaltër është njëri prej “snajperëve” më të mirë në botë në pozicionin e ti duke futur në “luftë” klube të mëdha europiane si Real Madrid, etj që bënë të pamundurën për ta marrë në verë.
Por 25-vjeçari vendosi t’i qëndronte besnik skuadrës italiane dhe tifozëve. Nga sezoni në sezon, Icardi po vendos rekorde në futbollin italian, ai ka arritur të barazojë legjendën e Interit dhe Italisë Christian Vieri, i cili në 6 sezone me zikaltërit ka shënuar 103 gola. Dhe Icardi është në rrugën e thyerjes së këtij rekordi duke patur parasysh moshën e tij të re.
Pas 8 javëve, Interi renditet në vendin e tretë në kampionatin italian me 16 pikë, 8 pikë më pak se vendi i parë Juventusi dhe dy më pak se Napoli i vendit të dytë.
Në karrierë Icardi ka arritur të shpallet dy herë “Golashënuesi më i mirë në Itali” në sezonet 2014/2015 dhe 2017/2018. Megjithatë, ai është ende në kërkim të titullit të parë në karrierë me Interin.