Futbolli kosovar u zgjua sot me një lajm të trishtë, teksa presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë të papritur.
Pas këtij lajmi të zi, ka patur reagime të shumta nga njerëz të sportit në gjithë botën. Edhe tifozët e Partizanit të Beogradit kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjtete sociale.
“Një prej nesh, pusho në paqe mjeshtër dhe faleminderit për gjithë kohën që e ke kaluar në familjen bardh e zi”, kanë shkruar ata.
Kujtojmë që Vokrri ka luajtur në të shkuarën për Partizanin e Beogradit. Pavarsisht se marrëdhëniet mes Kosvoës dhe Serbisë janë shumë të ashpra, futbolli dhe njëherë dëshmonë që është për të bashkuar njerëzit dhe jo për t’i përçarë.