Kategoria Superiore e moshave U-21 do zhvillojë sot javën e 17-të. Në fushë do zbresin dhjetë skuadra, në dy orare të ndryshme. Në 12:00, Kastrioti do presë Vllazninë në Kamëz, ndërsa Laçi luan me Turbinën. Në 13:00, kryesuesit e Bylis luajnë në shtëpi me Kukësin.
Po në këtë orar, Tirana luan në transfertë me Shënkollin, ndërsa Teuta pret Apoloninë. Pas 16 ndeshjeve, Bylis kryeson me meritë duke treguar lojë të mirë dhe rezultate të thella ndaj kundërshtarëve. Laçi dhe Vllaznia janë në ndjekje të ballshiotëve, teksa shpresojnë në hapin falls të tyre.
Kategoria Superiore – U21 – Sot
12:00
Laçi – Turbina
Kastrioti – Vllaznia
13:00
Bylis – Kukësi
Shënkolli – Tirana
Teuta – Apolonia