Kupa e Shqipërisë është një tjetër objektiv për Partizanin. Të kuqtë nuk arrijën të kalojnë në gjysëmfinalen e kompeticionit prej 12 vitesh dhe ndaj Luftëtarit pritet të jetë një jetë për jetë a vdekje.
Kryesuesit aktual të kampionatit do të presin pasditen e sotme gjirokastritët, në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në “Elbasan Arena” pritet të jetë një duel i zjarrtë dhe për këtë fakt dy trajnerët pritet të hedhin në fushë kartat më të mira.
Tekniku Gega besohet të luaj me skemën 4-3-3, ku Hoxha është titullar i padiskutueshëm në katërkëndësh.
Në mbrojtje rikthehet Trashi, që sëbashku me Rexhepin, Belicën e Ibrahimin do të formojnë repartin e mbrojtjes. Mesfusha pritet të përbëhet nga Telushi, Atanda dhe Bardhi, i cili do të ndihmojë tredhëmbëshin e sulmit, Asani, Mala e Hebaj.
Në krahun tjetër tekniku Julian Ahmataj pritet të hedh në fushë Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Neziri, Ramadani, Rapo, Hanti, Demo, Fili, Uarden.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.