Lushnja dhe Skënderbeu do të “matin forcat” ditën e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu” për javën e 33-të të kampionatit.
“Lagunarët” e kanë prerë biletën për një kategori më poshtë, por do të kërkojnë të ndalin Skënderbeun, ashtu sikurse bënë me Partizanin, ku morën një barazim 1-1.
Nga ana tjetër korçarët koërkojnë të marrin me patjetër një fitore, sepse në 2 javët e fundit janë mundur nga Kukësi në shtëpi dhe nga Laçi në transfertë.
Formacioni i mundshwm:
Lushnja: Bejte(Spaho), Magani, Marku, M.Korreshi, Mone, Mone, Meto, Taullau, Gava, Branica. Trajner (Ilir Gjyla) Skema 4-4-2
Skëndërbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Sowe, James. Trajner (Ilir Daja) Skema 4-3-3