Sot, në orë 13:00, Lushnja pret Partizanin për të luajtur takimin e javës së 13-të të kampionatit. Të kuqtë do të synojnë tre pikët e plota në këtë takim, pasi nga klubi u është dhënë ultimatum, që nëse në tre ndeshjet e radhës nuk arrijnë të grumbullojnë 7 pikë, do marrin penalitete.
Katër pikë tashmë janë siguruar, duhen dhe tre sot, që lojtarët e Partizanit të shpëtojnë nga gjobat e majme.
Nga ana tjetër Lushnja kërkon fitoren me çdo kush, pasi me rezultatet e arritura deri tani e kanë tepër të vështirë për të dalë nga fundi i tabelës së klasifikimit.
Pak orë para ndeshjes janë zbulua dhe formacionet e mundshme të sfidës së sotme që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Lushnja: Spaho, Meto, Premçi, Marku, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Mone, Canka, Sefa;
Trajner: Hysen Dedja
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, (Adorjan), Trashi, Asani, Progni, Bardhi
Trajner: Sulejman Starova