Kamza do presë sot në shtëpi Teutën për të luajtur takimin e javës së 22-të të kampionatit, në orën 14:00.
Dje, të dyja skuadrat iu kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe sot pritet që trajnerët e të dyja skuadrave të mos kenë shumë dilema sa i përket formacionit që do hedhin në fushë. Ndërkohë që në kampin durrsakët situata paraqitet më e qetë, te Kamza ka një dilemë.
Arrabal është në dyshim për shkak të dëmtimit, në rast se nuk ia del, vendin e tij pritet ta zërë Imeri. Pak orë para se takimi të startojë, janë zbuluar dhe formacionet e mundshme që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Imeri (Arrabal), Ymeri, Fukui, Plaku, Raçiç;
Teuta: Moçka, Gjergjievski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan, Çyrbja, Latif, Lajthia;