Sot, Flamurtari do presë në shtëpi Luftëtarin për të luajtur takimin e javës së 22-të të kampionatit, ndeshje e cila është vendosur të zhvillohet në orën 17:00.
Te Flamurtari do mungojnë pesë futbollistë. Alvesh dhe Musta mungojnë për shkak të kartonavë, ndërsa Muarem, Xhufo dhe Tounkara janë të dëmtuar.
Te Luftëtari do të ketë dy mungesa të sigurta. Bëhet fjalë për mesfushorin, Behar Ramadan i cili ka mbetur i dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore. Po për shkak të dëmtimit në fushë sot nuk do të jetë as mbrojtësi Oltion Rrapa.
Pak orë para se skuadrat të zbresin në fushë, janë zbuluar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Veliu, Useini,m Sidibe, Nedeljkoviç, Zuko, Hoxhaj, Bushiç;
Trajner: Shpëtim Duro
Luftëtari: Ruci, Liçaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Rrapo (Aurelio), Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj;
Trajner: Hasan Lika