Një ndër 4 mjeshtrit më të mirë në Taewkondo ITF si Master Vasilis Alexandris viziton Shqipërinë për një Seminar OPEN!
Master Vasilis, më datë 08/04/2017 në Shqipëri në një seminar Historik Sportiv!
Taewkondo ITF do ketë rastin më të mirë për ndarjen e një zhvillimi stërvitor me një ndër mjeshtrit me më shumë se 40-vjet në Artet Marciale konkretisht Taewkondo ITF.
Kërkuar nga një trajner, instruktor e tashmë dhe trajner i Kombëtares Shqiptare të Taewkondo ITF një sportiste me vlera dhe aftësi të jashtëzakonshme Dashamir Lleshi, kurrsesi Master Vasilis Alexandris s’do kishte refuzuar.
Ai është përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe do jetë në Shqipëri në një Eveniment Historik.
E quajmë të tillë për vetë faktin se çfarë ndryshimi rrënjësor ka pësuar Taewkondo ITF vitet e fundit duke parë ndihmën dhe vullnetin e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, i cili në mënyrë të pavarur ka arritur të sjellë trofe e kupa nëpër kampionate Evropiane ku dhe ka rënë ne sy talenti dhe dashuria për Taewkondo ITF që të rinjtë shqiptarë kanë përcjellë.
Ndjehemi të privilegjuar nga vizita e Master Alexandris në një seancë ku ndërthurret vjetërsia, elokuimi, sportiviteti, vullneti, profesionalizmi, psikologjia dhe dëshira për të bërë Taewkondo ITF!
Ndërkohë që stafi i Taewkondo ITF bën thirrje t’i jepet vëmendje kësaj vigjilence dhe t’i përgjigjet pozitivisht kësaj seance, çdo kush që ushtron këtë sport dhe jo vetëm, si në rolin e spektatorit por edhe të nxënësit!
“Falënderim për të gjithë. Lini dhe ju shenjën tuaj duke ndihmuar këtë sport i cili ka vitet e suksesit e profesionalizmit. Me respekt STAFFI TAEWKON-DO ITF”.