Skuadra e Ansi Agollit është duke luajtur takimin e parë të këtij sezoni në Europa League në shtëpi kundër Liberec. Rezultati është 1-1, ndërkohë që është duke u luajtur vetëm minuta e 8-të e takimit.
Por goli i pësuar nga Karabaku do të hyjë në historinë e golave më të shpejtë të realizuar në Europa League, që në sekondën e 9-të të takimit. Sykora shënoi për Liberec pas një gabimi të mbrojtjes së Karabakut. Barazimi për ekipin e Ansi Agollit erdhi pas golit të shënuar nga Mikael në minutën e 7-të.