Një fakt interesant ka ndodhur ditën e sotme në shortin e mesditës për grupet e Europa League. Kjo pasi në grupin B janë vendosur përballë njëra-tjetrës dy klube me të njëjtin pronar.
Bëhet fjalë për dy ekipet e zotëruara nga korporata e fuqishme Red Bull, Salzburg dhe Leipzig, të cilat do të diskutojnë dy vendet e para së bashku me Celtic dhe Rosenborg. Si austriakët ashtu dhe gjermanët kanë për më tepër dhe ngjyra e stema të përafërta, karakteristikë kjo e ekipeve të zotëruara nga Red Bull e cila ndjek një politikë të fortë marketingu mbi to, duke ndryshuar emrin, ngjyrat e skuadrës dhe emblemat, për t’i përafruar sa më shumë me ato të kompanisë së famshme të pijeve energjike.
Kjo është kundërshtuar shpesh dhe fortë edhe nga tifozët e këtyre ekipeve por pa sukses. E ndërkohë që UEFA nuk lejon që në një grup të gjenden dy klube nga i njëjti vend, nuk ekziston asnjë rregull për skaudrat me të njëjtin pronar si rasti në fjalë, duke lënë të hapur një sfidë që natyrshëm pritet të jetë mjaft interesante… Red Bull Salzburg-Red Bull Leipzig.