Manchester United sot ka bindur me lojë dhe rezultat. Në Grupin A të Europa League, ekipi i Jose Mourinhos ka arritur që të fitojë me shifrat 4-1, ndërsa e gjithë skuadra ka kënaqur jo vetëm atë, pro edhe tifozët e pranishëm në “Old Trafford”.
Në këtë ndeshje shkëlqeu transferimi rekord, Paul Pogba, i cili shënoi një gol të bukur dhe një tjetër nga penalltia, duke kontribuar me dy gola në fitoren e thellë të ‘Djajve të Kuq’ ndaj Fenerbahches.
Golat e tjerë për United u shënuan nga Anthony Martial dhe Jesse Lingard. Golin e vetëm për Fenerbahchen e shënoi ish-lojtari Manchester United, Robin van Persie, i cili më pas u duartrokit nga gjithë tifozët në “Old Trafford”.
Pas kësaj fitoreje, Unitedi gjendet i pari në Grupin A me gjashtë pikë, aq sa ka në vendin e dytë edhe Feyenoord.
https://www.youtube.com/watch?v=LMwvEX5AQo4