Kompeticioni UEFA Youth League (Champions League-a e të rinjve) është i rëndë për shpatullat e 19-vjeçarëve të Vllaznisë. Kuqeblutë e rinj janë thyer nga bashkëmoshatarët kazakë të Astanas me rezultatin 3-1 në Kazakistan në raundin e parë të rrugës së kampionëve të ligave europiane.
Për Vllazninë U19 ka shënuar mesfushori Eridon Qardaku. Goli i tij mban ngjallë shpresat e shkodranëve që do përballen në ndeshjen e kthimit në Shqipëri në 24 tetor.