Partizani ndohet aktualisht në vendine parë në Kategorinë Superioe. “Demat e Kuq” kryesojnë kampionatin me 61 pikë duke qenë 10 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Kukësi. Në këtë mënyrë, Partizanit i duhetn vetëm 8 pikë në 6 ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion edhe nëse Kukësi i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.
Me 8 pikë Partizani nuk duhet të humbasë 2-0 ndeshjen direkt me Kukësi ose në rast se skuadra do të marrë 9 pikë atëherë do të shpallen matematikisht kampion. Vendi i parë në Superligë përkthehet ndryshe në Champions League dhe skuadra e kuqe mund të ketë përballje shumë të forta në shortin e saj. Kjo pasi Partizani ka një koefiçent të ulët dhe gogla mund ta vënë përballë skuadrave favorite.