Ditën e sotme është luajtur ndeshja në Kategorinë e Parë mes , Erzenit dhe Dinamos, e cila përfundoi 2-1. Skuadra vendase shënoi në minutat e fundit duke marrë një trepikësh shumë të vlefshëm.
Ndërkohë, Dinamo ka pasur shumë pakënaqësi nga arbitrimi. Duke hedhur nje status në rrjetin social të “Facebook”, kryeqytetasit denonncuan arbitrimin skandaloz. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Erzeni përmes një postimi në sërish në “Facebook”, ka kundërsulmuar dinamovitët.
Njoftim i plotë:
“Pas takimit nje reagim ne Facebook i ekipit te Dinamos flet per njeanshmeri nga gjygjtaret e takimit ku duhet theksuar se ne pjesen e pare ekipi i Dinamos pati mbeshtetje te plote te hapur nga gjygjtari i takimit. Megjithate te flasesh ne ajer eshte dicka e kote teksa ne fazen e pare denoncuam me fakte se si u fitua takimi nga ekipi i Dinamos.
Smund te hedhesh balt mbi fitoren e sotme me djers dhe mund nga djemte e ekipit.
Pas deklarates se ekipit mik ka pasur reagim nga lojtare dhe ekipe te tjera duke i treguar padrejtsite e tyre”.