Erzeni këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, por synimi i tyre është të rikthehen në Superiore. Mirëpo për të arritur këtë ovjektiv duhen lojtar mjaft cilësor. Duket se ata që janë më shumë të interesuar për skuadrën janë tifozët, që në një reagim në rrjetet sociale kërkojnë rikthimin e një lojtari dhe bëhet fjalë për Myslim Rramillin, i cili luan në krahun e djathtë dhe shihet si “shtylla” kryesore e kipit.
Ditën e djeshme Erzeni luajti një ndeshje miqësore me Kamzën në shtëpi dhe u mundën me rezultatin 1-3, megjithëse në 45 minutat e para arritën të kalojnë në avantazh, por në fraksionin e dytë nuk ishin në nivelin e kryeqytetasve, duke pësuar kështu 3 gola.