Në studion e Gert Çarçanit trajneri i Kukësit Ernest Gjoka i ka dhënë përgjigje pyetjes së moderatorit të “Ora Skaner”.
“Tirana apo Partizani cila ju ka rezultuar të jetë më e fortë në fushë”, ka qenë pyetja e Çarçanit.
“Tirana e pjesës së dytë më ka vënë shumë në vështirësi. Më ka surprizuar shumë me çfarë ndodhi në fushë. Partizani nuk na vuri në vështirësi dhe nuk i pash të rrezikshëm. Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra kështu që unë nuk dua të nxitohet”, ka thënë Gjoka.