Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe, që prej janarit luan te ekipi i Panathinaikosit në Greqi, ku po kalon një formë të mirë.
Në një prononcim të dhënë për “Leoforos.gr”, Kaçe ka thënë se fillimisht te Panathinaikosi e ndihmoi Bledar Kola. Kaçe tha gjithashtu se ai do të dëshironte që të qëndronte te Panathinaikosi, por kjo nuk është në dorë të tij.
“Në momentin kur erdha në ekip, më pritën shumë mirë mua dhe Mistakidis. Më ndihmoi shumë edhe Bledar Kola që të përshtatem këtu. Panathinaikosi ka pasur vështirësi, por ne vendosëm të luanim me mundësitë tona.
Është e vështirë të kesh motivimin e duhur në të tilla kushte. Qëndrimi? Unë dua vetëm që të luaj dhe të kem vazhdimësi. Nëse do të ishte në dorën time sigurisht që mund të qëndroja, por nuk vendos unë për të ardhmen.”