Kamza mori humbjen e rradhës në kampionat përballë Skënderbeut me rezultatin 3-2. Një debutim me humbje ky i trajnerit Ahmataj që tani me fitoren edhe të Teutes kundër Vllaznisë në shifrat 2-0 e bën akoma edhe më të ashpër garën për mbijetesë këtë sezon. Por te Kamza ka optimizëm dhe entuziasëm rreth trajnerit të ri.
Loja ishte e një niveli shumë të mirë përballë korccarëve dhe gjëja e vetme që mungoi ishte marrja e pikëve. Por përvecc lojës te Kamza ka edhe lojtarë me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Superiore si Plaku, Racic, Idrizaj apo edhe Zguro e Kuqi. Lojtarë që me eksperiencën e tyre pritet të ndihmojnë Kamzën në realizimin e objektivit për të qëndruar në Superligë.