Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës Arbër Zeneli ka qenë protagonist në triumfin e ekipit të tij Heerenveneenit ndaj Fortuna Sittard 3-1. Lojtari realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.
Momenti më kulminant që tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut vendas dhe shqiptar ishte festimi i golit të Zenelit. 23-vjeçari ngriti fanelën dhe poshtë bluzës kishte të shënuar një dedikim për gjyshin e ndjerë, i cili u nda nga jeta natën historike të triumfit të Kosovës ndaj Azerbajxhanit, ku Zeneli ishte protagonist me tripletë.
“Babagjysh, këtë gol ta dedikoj ty!”
Zeneli konsiderohet njëri prej lojtarëve më të mirë shqiptarë dhe pas paraqitjeve të fundit me Kosovën dhe Heerenveenin ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.