Portieri i Kombëtares sonë Thomas Strakosha i ka të gjitha mundësitë nesër të aktivizohet ndaj Fiorentinës në kuadër të kampioatit italian Serie A. Vetë tekniku i bardhekaltërve Simone Inzaghi konfirmoi për mediat italiane në konferencën e radhës për shtyp në prag të sfidës në “Artemio Franchi” se 23-vjeçari shqiptar është stërvitur me ekipin dhe dha sinjale se është në formë optimale.
“U stërvit sot me grupin dhe gjendja e Strakoshës është dukur shumë e mirë”, u shpreh trajneri lacial, Simone Inzaghi, duke thyer kështu pritshmëritë për mungesën e Strakoshës”, deklaroi tekniku italian.
Strakosha u dëmtua në derbin e javës së kaluar ndaj Romës, ku e “pagoi” triumfin 3-0 ndaj verdhekuqve. Pati dyshime gjatë kësaj jave se ai nuk do të luante ndaj Fiorentinës, por shenjat e fundit tregojnë se ai mund të veshë dorezat për takimin e rëndësishëm të javës së 27-ë të Serisë.
Ai duhet të mendojë të mos humbasë ftesën nga tekniku i Shqipërisë Panuçi ditën e enjte për dy takimet e para të 2019 të kuqezinjve me Turqinë dhe Andorrën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.