Claudio Marchisio plotësoi ëndrrën e tij fëmijërore me Juventusin dhe u largua për tek Zeniti në Rusi. Mesfushori italian ka dalë nga akademitë e Juventus-it dhe arriti të ishte një ndër titullarët e padiskutueshëm në këto 7 tituj të fituar rresht.
Stefano Marchisio, babai-agjent i Claudio-s është shprehur para mediave: “Nuk ka pendesë për mënyrën se si kanë shkuar gjërat. Tre vite më parë Claudio mund të shkonte diku tjetër për të fituar më shumë. Në 2017 i tha Jo Milani-t që i ofronte një pagë dyfish sepse dëshira e tij ishte të mbyllte karrierën te Juventus, skuadrën e zemrës. Në futboll gjërat ndryshojnë. E kuptoj vendimin e drejtuesve për të rinuar skuadrën. Nga ana e Claudio-s ka pak nostalgji, nëse do të ishte akoma te Juventus do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Por kemi kthyer faqe dhe Claudio është i lumtur nga jeta e tij e re.”
“Djali im dhe unë mbetemi mbështetësit e parë të Juves, nuk humbim asnjë ndeshje. Shpresojmë të festojmë Champions-in si në 1996, si tifozë. Claudio ka shumë miq në klub, me gardën e vjetër është në kontakt të vazhdueshëm, sidomos me Barzagli-n”- ka deklaruar ai në përfundim të intervistës