Të dielën në “Artemio Franchi”, Fiorentina pret Cagliarin në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, në atë që mund të konsiderohet ndryshe si sfida e të ndjerit, Davide Astorit. Fiorentina dhe Cagliari janë dy klube ku Davide Astori ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Dhe të dyja ekipet duan të nderrojnë futbollistin italian.
Sipas mediave italiane mësohet se do tu dorëzohet familjarëve të ish-mbrojtësit, një koreografi spektakolare dhe një banderolë përkujtimore që Kujtojmë që Astori u nda nga jeta 4 marsin e kaluar vetëm pak orë përpara fillimit të sfidës mes Udineses dhe Fiorentinës. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit.