Sfida e 10 shtatorit midis Anglisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2020 nuk do të luhet në stadiumin mitik “Wembley”, por larg tij.
Lajmin e konfirmoi Federata Angleze e Futbollit në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, ku bëhet me dije sa vendi i takimit do të caktohet në orët në vijim.
Përfaqësuesja më e re e “kontinentit të vjetër” pritet të ketë një mbështetje të konsiderueshme, pasi në Londër jeton një numër i madh shqiptarësh nga Kosova dhe trojet e tjera.