Jurgen Goxha është lojtari më i ri i skuadrës së Tiranës. Mirëpo mbrojtësi nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij, Erzenin, aty ku arriti shumë në nivelin personal, saqë u bë pjesë e bardhebluve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 26 vjeçari shpreh mirënjohejt më të thella për klubin shijakas, duke filluar nga tifozët, drejtuesit, por edhe në veçanti shokët e skuadrës.
Mirëpo edhe Erzeni i është mirënjohës shtatlartit për kontributin e dhënë me fanellën e tyre dhe e përshëndetin Goxhën në faqen e tyre zyrtare, e duke i uruar më shumë suksese, pasi ai është një lojtar “big”.