Të humbasësh titull në finale është gjithmonë një zhgënim për ço ekip dhe sportist. Por, basketbollisti i Teutës Endrit Hysenagolli përsëri ndihet krenar edhe humbjes së mbrëmjes së djeshme ndaj Blokotehnas. Në një postim të tij në “Facebook”, njëri prej lojtarëve më të spikatur në Ligën Ballkanike theksoi se vendi i dytë në këtë kompeticion ishte njkë rezultat i paarritur më parë nga ndonje ekip shqiptar.
“TEUTA nënkampione e @balkanleague ,një sukses historik që shumë njerëz dhe ekipe nuk e kanë endërruar diçka te tillë. Ne e bemë realiet!”
Megjithatë, ky rezultat nuk duhet konsideruar aspak dështim për Teutën, e cila premton se do të luftojë për të gjitha trofetë në basketbollin shqiptar këtë vit: kampionat dhe Superkupë.