Mbrëmë, janë luajtur ndeshjet e basketbollit të vlefshme për Euroleague. Real Madrid fitoi ngusht kundër Panathinaikos me rezultatin 75-72, të cilët 3 minuta para përfundimit ishin përpara me pikë. Spanjollët dhuruan emocione në fushë dhe arritën që ta mbyllnin ndeshjen e parë në favorin e tyre. Në fillim të takimit, ata i dhanë ish-lojtarit të tyre, Luka Donçiç, një titull në shenjë respekti.
Në Turqi, Barcelona nuk arriti që të thyente avantazhin e Anatolu Efes. Vendasit fituan me rezultatin 75-68 duke ruajtur avantazhin që në fillim të ndeshjes. Tani spanjollët duhet të përpiqen të tregohen më të fortë në sulm, pasi kishte 19 gjuajtje të shkuara dëm në përballjen e mbrëmshme.
Sot, vijojnë emocionet me ndeshjet e dyta të CSSKA Moskës – Baskonia dhe Fenerbahçe – Zalgiris.