Duket se Emiliano Vila nuk do ta braktisë Skënderbeun as këtë sezon, me futbollistin që është i shprehur i kënaqur te korçarët.
Në konferencën e sotme për shtyp përpara gazetarëve, ish-lojtari i Partizanit deklaroi se Skënderbeu do të jetë sërish pretedent për kampion, ashtu si në çdo edicion. “Unë personalisht ndjehem mirë këtu, shikoj punën time, për në Shqipëri jam i kënaqur ku jam, pasi një ekipi si Skënderbeu kohët e fundit ka qenë ndër më të mirët”, kanë qenë fjalët e Vilës.
Ai ka shtuar se Presidenti Takaj i ka dhënë provat që di të bëjë një skuadër të mirë, e për këtë arsye korçarët do të vijojnë të jenë pretendentët kryesorë për kampionatin. “Presidenti Takaj ka kaq vite që shpall ekipin kampion, e ka dërguar edhe në grupet e Europa League. E ka treguar që do të bëjë ekip pretendent”, ka shtuar Vila.