Kalimi i Unay Emery në rradhët e Arsenal duket se do sjellë një epokë të re në Londër. Wenger kaloi një 22-vjeçar mes suksesesh dhe dështimesh dhe tashmë me teknikun spanjoll pritet të nisë një erë e re. Por duket se Emery nuk do vijë i vetëm në ‘Fly Emirates’, pas me vetë do marrë edhe njërin prej besnikëve të tij te PSG.
Bëhet fjalë pikërisht për Marco Verratti. Mesfushori italian ka qejf të ndërrojë ambient dhe Premier League shihet si një opsion shumë joshës. Specialistët duket se janë me të vërtetë të kënaqur që Arsenal mund të ofrojë një lojtar të ‘pisët’ që jo vetëm di të ndërtojë, por edhe të përplaset e të shkatërrojë në fushën e lojës. Një lojtar me karakteristika të tilla ka vite që i mungon londinezëve.