Largimi i trajnerit Maurizio Sarri nga drejtimi i Napolit duke se nuk e ka lënë shumë të kënaqur mbojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Lojtari i Kombëtares kishte ndërtuar një marrëdhënie të veçantë me italianin që e ka drejtuar atë jo vetëm te Napolitanët por edhe te ish-ekipi i tij Empoli. Gjithsesi duket se të paktën për momentin mbrojtësi shkodran nuk e sheh si një opsion largimin nga nënkampionët e Italisë, duke i cilësuar zërat që e gjejnë atë në kontakt me klube të njohura të kontinentit si Chelsea apo Bayern thjesht si thashëtheme. Për lojtarin Napoli ka bërë zgjedhjen e duhur me Ancelotin si një trajner i shkëlqyer qe ka fituar shumë trofe.
Kartoni i Hysaj vlerësohet rreth 50 milione Euro duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Kombëtares shqiptare.