Skuadra e Napolit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian. Sikurse raporton “Radio Kiss kiss”, palët janë shumë pranë marrëvshjes, pasi lojtari nuk po gjen shumë hapqëirsa në Angli dhe po mendon një aventurë të re në Itali.
Kjo lëvizje me shumë mundësi do të largojë mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj nga Napoli. Nuk dihet ende një destinacion i mundshëm e tij ,por me shumë mundësi 24 vjeçari mund të shkojë në Angli te skuadra e Chelsea-s.