Besëlidhja arriti një barazim vendimtar ndaj Partizanit në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, duke kaluar për më tej në këtë kompeticion falë fitores 1-0 në sfidën e parë të zhvilluar në Lezhë.
Entuziazmi ka qenë i lartë në radhët e ekipit të Besëlidhjes pas këtij suksesi, ndërsa po ai i lartë ka qenë edhe ekzaltimi i tifozëve të skuadrës lezhjane.
Në faqen më të madhe të tifozëve të Besëlidhjes në Facebook “Dragojt e Veriut – Ultras Besëlidhja”, tifozët kanë uruar ekipin e tyre për këtë sukses, ndërsa kanë përgëzuar lojtarët dhe trajnerin e skuadrës, Alban Bruka.