Janë mbyllur nëntë takimet e mbrëmjes së sotme për llogari të eliminatoreve të Kupës së Botës. Në tetë ndeshje rezultatet kanë qenë pothuajse të pritshëm, ndërsa në Minsk është Luksemburgu që shënon gol dhe i gëzohet një pike përballë vendësve.
Franca i është gëzuar golit të Paul Pogba, i cili u shënua në minutën e 31 dhe ka mbetur në fuqi deri në fund, ndërsa Portugalia dhe Belgjika kanë fituar në takimet respektive me shifrat 6-0. Greqia ka mposhtur Estoninë, duke qëndruar në vendin e dytë në grup, pasi golavarazhi nuk e lejon të kalojë mbi Belgjikën, ndërsa Suedia ka bërë detyrën me bullgarët. Gjithashtu, Zvicra ka fituar në Andorra me rezultatin 1-2.
Andorra – Zvicër 1-2
Bjellorusi – Luksemburg 1-1
Bosnjë & Hercegovinë – Qipro 2-0
Estoni – Greqi 0-2
Ishujt Faroe – Portugali 0-6
Gjibraltar – Belgjikë 0-6
Letoni – Hungari 0-2
Hollandë – Francë 0-1
Suedi – Bullgari 3-0