Sonte do të luhet gjysmëfinalja e parë në Champions League, mes Liverpool dhe Romës. Gjithçka është folur nga të dyja palët, por një fjalë e ka edhe mbrojtësi Kostas Manolas, i cili dërgoi në “shtëpi” Barcelonën, duke shënuar golin e 3 në “Olimpico”. Në një prononcim për mediat, greku komentoi dhe lojtarin më në formë të Liverpool, Mohamed Salah.
“Është një lojtar shumë i mirë dhë në të njëjtën kohë një mik shumë i mirë. Flasim shpesh në telefon dhe e kam uruar për gjendjen e mirë që po kalon. Por këto ndodhin jashtë fushe, sepse kur të fillojë ndeshja unë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës do të bëjmë të pamundurën, që ai të mos ketë shumë hapësira në fushë, por edhe e gjithë skuadra e Liverpool”, tha 26 vjeçari.