Laçi mori një fitore, por që nuk mjaftoi për të kaluar në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në fund të ndeshjes, trajneri i Laçit, Sul Starova për “SuperSport”, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e sotme.
“Së pari më kënaq mënyra e lojës dhe ajo që dhamë në fushën e lojës. Dalim krenar nga Kupa që do të thotë që rritet besimi i skuadrës në këtë fund të kampionatit.
Jam i këaqur shumë nga skuadra në ndeshjen e sotme, kemi disa dëmtime, por ata lojtarë që u futën në fushën e lojës i zëvendësuan në mënyrë më të mirë.
Duke parë që Tirana do mbrohej dhe skema 4-4-2 na ndihmojë dhe nga kjo mënyrë e Tiranës që do të luante me kundësulm. E bëmë shumë mirë këtë gjë dhe kjo më kënaq më shumë. Besimi i skuadrës u rrrit dhe nga ndeshje e parë, Episodi në fundin e ndeshjes së kaluar e bënë që shumë njerës të mos merren me analizën e ndeshjes. Loja e mirë sot ka të bëjë dhe me besimin në ndeshjen e kaluar.
Rasti i penalltisë? ” Rasti i Domgjonit. E kam parë nga stoli që ka gabuar Hoxhallari. Prekja me dorë? Topi po shkon në drejtim të portës dhe topi mund të favorizojë Çokën që është shumë pranë. U bënë shumë raste sot”, përfundoi Starova..