Shkëndija e Tetovës po planifikon transferimin e 16-vjeçarit Diellor Besani. Mesfushori i ri që luan për skuadrën e Kosovës Liria e Prizrenit dhe Shqipërinë U17 ka ngjallur interesin e kampionëve të Maqedonisë, të cilët duan të bëjnë pjesë të tyre djaloshin e talentuar.
Edhe pse është 16-vjeç, ai ka arritur të jetë titullar i skuadrës së Superligës së Kosovës Liria dhe shihet si talent premtues i futbollit shqiptar.