Luan kombëtarja! Ky ishte togfjalëshi që u zgjova sot. Një fjalë që e dëgjoja thuajse kudo, në shtëpi, në rrugë, në kafe e në … punë.
Një nga ato fjalët që të ngjallë optimismin, një nga ato që të ngjall emocion, një nga ato që shpresojmë që të mos mbarojë kurrë.
E rëndësinë e një ndeshje të tillë e kanë mësuar edhe sportelet e biletarive. Elbasani, Tirana dhe Shkodra janë zgjuar që me “nadje” për të hapur sportelet, e për të qënë në dispozicion të tifozëve me biletat për takimin e mbrëmjes së sotme, Shqipëri-Turqi.
Sipas informacioneve, numri i biletave të shitura shkon në rreth 11 mijë. Shifër kjo e konsiderueshme, por duke parë që luan kombëtarja, ajo zbehet dhe pritet të shtohet akoma e më shumë në orët në vijim. Pra, nxitoni të merrni biletën tuaj, pasi numri i tyre po ulet me shifra drastike.
Takimi i parë eliminator për Euro2020, do të na vendos përballë Turqinë, me ndeshjen që është programuar të nis në orën 20:45 dhe që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.