Kryesuesit e La Liga, Barcelona do të mas forcat me rivalin më të urryer, Realin e Madridit për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Mbretit.
Takimi i parë gjysëmfinal do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Camp Nou”, duel i cili vjen në një periudhë të mirë për miqtë. Madrilenët kanë fituar 5 ndeshjet e fundit, duke i dhënë një marsh më tepër sezonit të tyre.
Ndërkohë, Barcelona ka pësuar 1 humbje dhe ka barazuar 1 në 5 takimet e fundit. Por ajo që tremb më tepër kampin katalanas është prezenca e Lionel Messit, i cili mori një goditje të fortë në ndeshjen e kampionatit ndaj Valencias. Gjithsesi “pleshti” është përfshirë në listën e trajnerit Ernesto Valverde, edhe pse nuk dihet ende minutazhi që do i jepet në fushë.
Nga ana tjetër, Reali i Madridit do të luaj takimin e dytë pa 5 herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Luzitani zgjodhi Juventusin për të vijuar karrierën, duke lënë një gropë të madhe te kampionët në fuqi të Europës. Diçka e tillë u vu re edhe në “El Classsico” e parë të sezonit, ku ishte Barcelona ajo që triumfoi thellë, 5-1.
Ndërkohë herën e fundit që dy skuadrat u përplasen në Kupën e Mbretit ishte në finalen e vitit 2014, me dy takimet që panë si fitues Realin e Madridit.