Kaleb Ekuban nuk e harron zakonin e golit. Sulmuesi që në sezonin e fundit luajti me Partizanin, ka gjetur rrjetën në ndeshjen e “Carling Cup” kundër Port Vales.
Ai ka befasuar tifozët e Leeds United në ndeshjen e tij debutuese, jo vetëm për golin e realizuar në minutën e 83-të në fitoren 4-1, por edhe për lëvizjet mbreslënëse kur kishte topin në zotërim.
“Çfarë lojtari! Klubi ka bërë bingo”, “Jam i dashuruar me këtë futbollist”, “Më në fund e gjetën një sulmues që na premton Premier League”, ishin disa nga komentet e tifozëve në faqen e klubit.