Ditën e sotme është përfolur se trajneri i Kombëtares shqiptare do të jetë italiani Edy Reja. Siç raportojnë edhe mediat në Itali, tekniku 73-vjeçar është përzgjedhur si trajneri më i ri Shqipërisë dhe ditën e mërkurë do të bëhet dhe zyrtarizimi i tij.
“Gianlucadimarzio.com” shkruan se 73-vjeçari nuk do të mbërrijë vetëm në Tiranë, por do të marrë dhe stafin e tij me vete. Zëvendës-trajneri i Shqipërisë do të jetë një tjetër italian, ish-futbollist që do të mbështesë Rejën në këtë aventurë.
Fjala është për Alessandro Calorin. Ky i fundit momentalisht është pa punë, pasi u largua nga Ternana në shkurt. Calorin ka drejtuar dhe ekipe si Brescia, Novara, Avellino, Padova etj.
Skuadra jo elitare në Itali. 52-vjeçari ka qenë ish-futbollist me një karrierë të mirë, pasi ka luajtur me Udinesen, Brescian, Perugian, etj.