Situata te Tirana vijon të jetë e paqartë pas humbjes me Laçin, disfatë që tronditi edhe një herë pozitat e trajnerit Ze Maria në krye të stolit të bardhebluve.
Gjatë ditës së sotme newsport.al ka mësuar nga burime pranë klubit se tekniku brazilian është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, por pa u specifikuar nëse ky largim është i përkohshëm apo i përhershëm. Ndërkohë skuadra ka marr pushim deri ditën e enjte, duke aluduar mundësinë që Ze Maria të kthehet gjatë ditës së nesërme sërish në kryeqytet.
Tashmë duhet të presim ditën e enjte për të parë nëse lojtarët do të dalin në stërvitje nën drejtimin e Ze Marias, apo braziliani ka vendosur që më në fund ti thotë ndal presionit ndaj tij dhe të tërhiqet.