Nëse marrdhënia e klubit të Partizanit me Televizionin Publik Shqiptar sa vjen dhe forcohet, ndryshe mësohet të jenë apo kenë qenë marrdhëniet me klube të tjera. Burime pranë Skënderbeut kanë bërë të ditur sot për newsport.al se një vit më parë, TVSH ka paguar një shifër simbolike, për transmetimin e ndeshjeve për kampionët në Europë. Vetëm 4.5 milionë lekë (të vjetra) ka marrë Skëndebeu nga TVSH, shifër të cilën nëse do të krahasohet me çfarë ka marrë Partizani për transmetimin e ndeshjes me Ferencvarosh, është vërtetë qesharake.
Të njëjtat burime tregojnë se Skënderbeu i një viti më parë apo dhe Kukësi i këtij sezoni në Europë janë trajtuar tërësisht ndryshe nga çfarë po përkëdhelet financiarisht Partizani. Të kuqtë morën fillimisht 10 mijë euro për transmetimin e ndeshjes Partizani – Slovan Bratislava, ndërkohë që së fundmi mësohet të kenë marrë edhe 60 mijë euro të tjera për transmetimin e ndeshjes Partizani – Ferencvarosh. Aleanca TVSH-Partizan duket se ka bërë të shfryjnë në Korçë apo dhe në Kukës.