Ish-futbollisti i Partizanit Renato Gojkovic qartësoi arsyet e largimit nga të kuqtë ditën e djeshme. Në një intervistë ekskluzive për Newsport, mbrojtësi boshnjak u shpreh se nuk mund të pranonte të qëndronte te 15-herë kampionët e Shqipërisë për aq kohë sa ai nuk ishte në dijeni se përse nuk aktivizohej. Ndër të tjera, 23-vjeçari nuk la pa kritikuar dhe kushtet e këqija në disa prej stadiumeve të Kategorisë Superiore.
-Përse vendosët të largoheshit nga Partizani në këtë moment? Si e pritën vendimin tuaj trajneri Skënder Gega dhe drejtuesit e klubit?
Vendosa të largohesha, sepse nuk luajta. Kjo është arsyeja. Më bezdisi fakti që pas ndeshjeve me Mariborin në Europa League në periudhën parapërgatitore, trajneri më la në stol pa asnjë arsye.
Zyrtarët e klubit dhe trajneri Skënder Gega donin që unë të qëndroja, por vendosa të largohesha.
-Kërkonit një eksperiencë të re apo u ndjetë i nënvlerësuar nga Partizani?
Kur erdha në fillim te Partizani, synimet e mia ishin të luaja një sezon të mirë dhe të provoja një nivel tjetër. Mendoja se po luaja në mënyrën e duhur pjesën e parë të sezonit 2017/2018, duke përfshirë dhe ndeshjet e Europës. Nuk është problem për mua që të ulem në stol, por është një problem i vërtetë të qëndrosh në pankinë pa luajtur keq në ose dy ndeshje.
-Rreth planeve dhe ambicjeve, ku dëshironi të shkoni? A keni marrë oferta brenda apo jashtë Shqipërisë?
Si fillim, do të marr disa ditë pushim dhe pastaj do të mendoj se për cilën skuadër apo shtet do të luajë. Në këto momente i kam disa oferta.
-Pas një viti qëndrimi në Shqipëri, çfarë përshtypje keni për futbollin dhe vendin tonë?
Mund të flas për Shqipërinë pas disa ditësh, duke nisur që nga profesionalizmi i madh e deri te amatorizmi i madh. Për shembull, kemi stadiume të mëdha si “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” dhe stadiume të tjera pa ujë të ngrohtë dhe letra higjenike. /Newsport/.