Situata në klubin e Vllaznisë është tejet e tensionuar. Si të mos mjaftonin problemet me lojtarët, tashmë gjithçka mund të mbetet në “vend-numëro” për sa i përket sistemit drejtues. Newsport.al mëson nga burime të besueshme se administratori Suad Lici ka deklaruar se mund të japë dorëheqjen nga posti i marrë së fundmi.
Bëhet me dije se në drejtim të tij po ushtrohet mjaft presion dhe një gjë të tillë ai kurrsesi s’mund ta pranojë. Kështu që Lici po mendon të japë dorëheqjen. Në fakt edhe situata me lojtarin Erald Çinarin ka lënë shije të hidhur te ai.
Një ish-futbollist e di më së miri ndjenjën e të mos qenit në fushë për shkak të burokracive të klubit. Kësisoj për Licin janë mbledhur shumë gjëra njëherësh e tashmë pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e ish-lojtari të Kombëtares. /Newsport.al/