Kukësi është pranë marrëveshjes me portierin Edvan Bakaj. Burime për newsport.al bëjnë me dije se 31 vjeçari do t’i bashkohet verilindorëve. Ditën e sotme “gardiani” ka mbyllur marrëveshjen me kampionët e Kosovës, Dritën dhe shumë shpejtë do të nisë aventurën e tij të re me nënkampionët vendit.
Kujtojmë që Bakaj në karrierën e tij sportive ka luajtur me Tiranën, Partizanin, Laçin apo Dinamon, e ndërsa tashmë do vijë momenti që bardheblutë dhe kurbinasit, gjithashtu edhe të kuqtë do t’i ketë kundërshtarë në fushën e lojës.
Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu është përforcuar shumë në merkaton e janarit, pasi ka afruar një sulmues si Vasil Shkurtaj dhe një mesfushor si Eduart Rroca, duke alarmuar kundërshtarët, se objektivi i vetëm është fitimi i titullit kampion.