Shpëtim Moçka është pranë firmës me skuadrën e Kastriotit. Tek krutanët duket se ka filluar lëvizja për të afruar lojtarë të rinj. Moçka, ish-portieri i Tiranës është në radarët e krutanëve.
Newsport.al, mëson nga burime të sigurta që Kastrioti tenton të nënshkruaj vlonjatin, në merkaton e janarit. Portieri ka luajtur për shumë skuadra në Superligë si, Flamurtari, Tirana, Laçi apo dhe Teuta. Eksperienca e tij do të ishte shumë e nevojshme për krutanët që janë në fundin e klasifikimit me 10 pikë. Mbetet për tu parë nëse kjo tentativë do të konkretizohet dhe Moçka do të vishet me fanellën e Kastriotit.