Valdrin Mustafa është lënë sërish jashtë listës së Kombëtares së U-21 nga trajneri Alban Bushi. Sulmuesi me origjinë nga Kosova po aktivizohet rregullisht me skuadrën e tij Hannover 96 II, por kjo nuk ka mjaftuar që të ftohet në Kombëtare. Newsport.al kontaktoi me sulmuesin i cili theksoi se nuk e di pse nuk është thirrur nga trajner Bushi edhe pse po aktivizohet rregullisht me skuadrën e tij.
Jeni lënë sërish jashtë Kombëtares, cila mendon se është arsyea?
Unë kam bërë paraqitje të rregullta me Klubin e Hannover 96 II, nuk kam probleme shëndetësore, jam shumë i përgatitur fizikisht dhe kondicionalisht, kam respektin më të madh për trainerin Bushi, por arsyen pse nuk jam i ftuar e di vetem ai!
Keni patur kontakte me Bushin?
Jo, fare! Nuk kam patur kontakte me trajnerin Bushi.
A keni marrë ndonjë ftesë nga Kosova duke parë që jeni me origjinë nga Kosova, apo do të prinsi deri në fund një ftesë nga Shqipëria?
Unë jam pjes e kombtares U21 shqiptare, dhe kjo vlen tani.