Alush Kanapari mund të zyrtarizohet te Laçi. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sulmuesi i Tomorit ka dalë ditën e djeshme në stërvitje me kurbinasit. Mësohet se ai është në një periudhë prove dhe në ditët në vijim do të jetë stafi teknik, ai që do të përcaktojë nëse 22-vjeçari do të qëndrojë ose jo me kurbinasit.
Kanapari ka luajtur dy fazat e para me Tomorin. Lojtari kavajas është aktivizuar 12 ndeshje me skuadrën beratase dhe ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës. Tashmë pritet të mësohet nëse ai do të qëndrojë për një aventurë të re në Superiore, apo do të rikthehet te Tomori për të vijuar të luajë në Kategorinë e Parë.