Përveç rritjes në përgjithësi të Kampionateve shqiptarë, një tjetër aspekt i rëndësishëm i futbollit po njëh rritje në vendin tonë.
Në një prononcim të mëparshëm, përgjegjësi i arbitrave në FSHF, Sokol Jareci u shpreh se futbolli i femrave është gjithnjë e në rritje.
E njëjta gjë është e vlefshme dhe për pjesën e arbitrimit nga femrat. Newsport.al mëson se në ”Elbasan Arena” po ”testohen”, nëm drejtimin e Jarecit arbitre femra.
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seminari teorik dhe testimet fizike nga të gjitha pjesëmarrëset.
Testimet kryhen në kuadër të fillimit të Kampionatit. Risia mund të jetë që në fund të sezonit të kemi promovimin e një tresheje arbitresh femra që të jenë pjesë e FIFA-s.
Në futbollin Europian arbitret femra gjykojnë prej vitesh, madje dhe në Kampionate të rëndësishme dhe mesa duket edhe Shqipëria po ndjek rrugën e Europës dhe në këtë aspekt.