Skuadra e Kamzës tashmë po përgatitet për sezonin e ri futbollistik, ndërsa stafi drejtues po punon për merkaton verore. Pas afrimit të Andi Matraxhiut si drejtor sportiv, kryeqytetasit kanë ndezur “motorrët” dhe priten afrime cilësore në ekip.
Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime të besueshme pranë klubit të Kamzës që po mendohet të sakrifikohet për sulmuesin Edgar Çani. Ky i fundit nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Partizanit dhe kësisoj drejtuesit kamzali janë gati të paguajnë rrogën e tij të çmendur vetëm e vetëm që t’i bashkohet skuadrës së Devollit.
Ende nuk ka një divorc zyrtar nga ana e klubit të kuq, megjithatë nga Kamza bëhet e ditur që nëse do të largohet nga 15-herë kampionët e Shqipërisë, kanë gati ofertën në tavolinë për shërbimet e tij. Drejtuesit besojnë në aftësitë e shtatlartit, ndaj zhvillime të reja priten orët e ardhshme për sa i përket sulmuesit Edgar Çani. /Newsport.al/